Publikon online armën për shitjen, Policia e arreston

09:38 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Raportohet se një i dyshuar mashkull nga fshati Bibaj i Ferizajt, në një faqe të internetit ka publikuar për shitje një armë zjarri.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar pistoletën Gap, cal. 9mm.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme