Protestohet para komunës së Prishtinës

07:26 | 17 Prill 2019
Arbresh.info

Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, sot punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, do të protestojnë para Komunës së Prishtinës.

Kërkesat e tyre janë pagesa e pagës 4 për qind  nga janari 2018 si dhe kërkojnë kthimin nën menaxhimin e komunës ashtu siç kanë qenë pasi sipas tyre privatizimi i shërbimit të punëtorëve teknikë është bërë pa mbështetje ligjore.

Protesta fillon nga ora 11:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme