Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A., dhe B.S., për shkak të veprave penale, marrja e ryshfetit, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës dhe veprën penale dhënia e ryshfetit, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.
Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017, në cilësinë e personit zyrtar – instruktor dhe pronar i një auto shkolle, me seli në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shofer. H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 428 paragrafi 1, të KP-ës.
Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S. gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe
pronar i auto shkollës, me seli në Prizren me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve. B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi 1, të KP-ës.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...