Pronari i disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica, biznesmeni Rrahim Hashimi dhe tre të tjerë ishin arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, me dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, të detyrimit dhe të mashtrimit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur tashmë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit.Këtë kërkesë, e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.
Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, e ushtruar nga prokurori Armend Hamiti, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika përmes të pandehurit Sami Nia, në qershor 2012, ia kishin dhënë një borxh prej 350.000.00 (prej të cilave 100,000.00 euro transfer bankar dhe 250,000.00 euro në dorë), të dëmtuarit Faton Dalladaku t për të siguruar kthimin e borxhit.
Në të thuhet se ata kishin lidhur një kontratë mbi shitblerjen e paluajtshmërisë – shtëpisë, në lokacionin qyteza “Pejton-Prishtinë”, ku i pandehurit Sami Nika e kishte evidentuar në kadastër si pronë e tij, dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Dalladaku , me rastin e dhënies së parave kishte kontraktuar një shumë jo-proporcioanle të pasurisë në këmbim të shërbimit.
Në kërkesën e prokurorisë, thuhet se i pandehurit Sami Nika, nga i dëmtuari Dalladaku kishte marrë kamatën në shumë 50.,000.00, kurse te pandehurit Hashimi dhe Ekrem Lika në emër të gjetjes së parave nga Sami Nika iecili kishim marrë nga i dëmtuari Dalladaku nga 10.000 euro.
Nga fundi i vitit 2013, dhe fillimi i vitit 2014, të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, sipas prokurorisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Dalladaku, kishin shtuar presionn ndaj tij, ia kishin dhënë Sahit Paqarizit shumë 250,000.00 euro sepse toka prej 3 hektarësh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj e cila kishte vlerën 600,000.00 euro ishte e Paçarizit, i cili e kishte bërë bartjen e pronësisë së kësaj toke.
Gjithashtu thuhet se pastaj, për 600,000.00 euro (250,000.00 plus 350,000.00), e kishin ngarkuar të dëmtuarin Dalladaku si borxh i ri, por e kishin mbajtur në posedim shtëpinë e tij sipas kontratës me të pandehurin Sami Nika, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Pasi në fillim të vitit 2014, i dëmtuari Dalladaku kishte dështuar në kthimin e shumës prej 350,000.00 euro, i pandehurit Sami Nika në bashkëkryerje më të pandehurit Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, kishin përdorur kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin Dalladaku të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.
Sipas kësaj kërkese, ata kishin shkuar në lagjen “Pejton”, në rrugën “Perandori Justinian”, ku ishte prona, e cila ishte objekt i shitblerjes mes Sami Nikës dhe të dëmtuarit Faton Dalladakut, kishin hyrë në shtëpi, me veprime kërcënuese dhe me tone të ashpra kishin komunikuar me dëshmitarët Muharrem Hajdaraj dhe Gazmend Qelaj, dhe kishin tentuar me forcë të merrnin çelësin e shtëpisë, të cilin dëshmitari Hajdaraj, fillimisht kishte refuzuar t’ua jap, por pas ashpërsisë së sjelljes së tyre, ishte detyruar t’ua jap.
Sipas prokurisë, pas disa muajsh, të tre të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, e kishin detyruar të dëmtuari Dalladaku t’ua jap një pronë në sipërfaqe tre hektarësh në lokacionin afër QMI, në vlerë rreth 900,000.00 euro, por për borxhin e arritur i ishte llogaritu vetëm 700,000.00 euro.
Me këtë rast, siç thuhet në kërkesë, Sami Nika nuk ia kishte kthyer shptëinë të dëmtuarit Dalladaku, por kishte vazhduar ta mbaj edhe më tutje në emër të tij, ashtu që në vitin 2017, sipas një marrëveshje, të njëjtën ia kishte shitur Adil Thaqit, në shumë prej 260,000.00 euro.Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë kryer veprën penale “fajde”.
Tutje, thuhet se i pandehuri Mentor Maqani, në shtator të vitit 2015, ka kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare në këmbim të shërbimit, duke hyrë në marrëveshje verbale me të dëmtuarin Faton Dalladaku, që të blejë pronën pesë hektarëshe afër QMI-së, në të cilën i dëmtuari kishte një leje ndërtimi për spital e që me kapital të tij, veçse kishte ndërtuar 1 plus 3 kate me investim rreth 1 milion euro duke i paguar 700.000.00 euro për këtë pronë në emër të blerjes së aksioneve për spitalin “Euromed”.
Në vijim thuhet se marrëveshja ishte ashtu që Mentori të blinte borxhin prej 450.000.00 euro nga të pandehurit Ilir Bojku, Ismet Osmani dhe Sami Nika, të paraqitur në dispozitivin II, duke e liruar nga ky borxh të dëmtuarin Faton, kurse mbetjen prej 250.000.00 euro t’ia paguante Fatonit dhe më 05 shtator 2015, i pandehuri Mentor Maqani ia kishte transferuar shumën prej 100.000.00 euro të dëmtuarit dhe ia kishte dhënë dy vetura në vlerë prej 150.000.00 euro.
Me këto veprime pretendohet se i pandehuri Maqani ka kryer veprën penale “fajde”.Gjithashtu, thuhet se ky i pandehuri në muajin mars 2016, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka ndërprerë marrëveshjen verbale dhe ia kishte marrë dy vetura të dëmtuarit Faton dhe ia kishte llogaritur 80.000.00 euro shfrytëzim të veturave dhe punën e kompanisë “Albioni”.
Në kërkesë për caktim të paraburgimit thuhet se duke përdorur kanosjen serioze kishte kërkuar mbetjen prej 582.000.00 euro prej të dëmtuarit Faton Dalladaku, ashtu që e detyron të njëjtin të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij, të pranoj se ka obligim ndaj të pandehurit.
Sipas kërkesës, më pas i dëmtuari kishte rënë në kontakt me Adil Thaqin që të jetë ndërmjetësues te i pandehuri Mentor Maqani për shtyrje të afatit të borxhit, ashtu që fillimisht me Adil Thaqin arrihet marrëveshje verbale që borxhi i imponuar 582.000.00 euro të shtyhet deri në natën e fundit të vitit 2017 dhe po ashtu me datë 30 maj 2017, thuhet se është bërë një marrëveshje lidhur me shtëpinë në “Pejton”, ku Adil Thaqi ia kishte paguar Sami Nikës 260000 euro, me kusht që nëse i dëmtuari nuk arrin të paguaj këtë borxh, atëherë i dëmtuari merret vesh me Sami Nikën dhe Adil Thaqin se shtëpia në “Pejton”, t’i shitet Adil Thaqit.
Me këto veprime, pretendohet se i pandehuri Maqani ka kryer veprën penale “detyrimi”.Ndërkaq, në janar të vitit 2018, thuhet se i pandehuri Adil Thaqi, i cili ishte si ndërmjetësues me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e mashtron të dëmtuarin Faton Dalladaku se kinse ai është pronar i ligjshëm i shtëpisë në “Pejton”, edhe pse nga transaksionet financiare shihet se nuk kishte të holla 260.000.00 euro për pagesën e kryer për Sami Nikën.
E me këtë veprim pretendohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”.Në kërkesë për caktimin e paraburgimit thuhet se dyshimi i bazuar se të pandehurit Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani e Rrahim Hashimi kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen vërtetohet nga provat materiale, shkresat dhe CD me incizime, foto-dokumentacion, i cili është bashkangjitur kallëzimit penal.
Propozimin për caktim të paraburgimit, në kërkesë, prokurori Hamiti thotë se prokuroria e bën për shkak se nëse lejohen të mbrohen në liri, ka arsye për të besuar se të njëjtit do të asgjësojnë, fshehin provat e veprës penale, e po ashtu duke e ditur të kaluarën kriminale tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarin e dëshmitarët.
Tutje, thuhet se ky propozim është bërë për shkak të veprave penale kundër pasurisë, mënyrës së kryerjes, e cila ka ndodhur në vazhdimësi dhe tentohet ende të kryhet, çka sipas tij tregon rrezikun se nëse lihen në liri të pandehurit mund të përsërisin veprat penale.
Andaj, prokuroria thuhet se ka vlerësuar se masë e vetme, e cila do të siguronte praninë e të pandehurit në procedurë është paraburgimi.Aksioni në fjalë është zhvilluar të hënën, nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, përkatësisht drejtori Bashkim Spahiu.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?