Google ADS

Prokuroria e Shtetit: Gjatë 24 orëve 40 aktakuza kundër 51 personave për vepra të ndryshme penale

13:33 | 16 Gusht 2021
Arbresh.info

Prokuroria i Shtetit ka  njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 40 aktakuza, kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale,transmeton arbresh.info.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për  48 orë,  15 persona të dyshuar, si dhe janë bërë 5 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 5 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar  4 persona të dyshuar, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër  12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 ore tre  të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 6 aktakuza kundër 9 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona, për shkak të veprës penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy aktakuza kundër 2 personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 5 persona të dyshuar në tri raste të ndryshme dhe ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme