Prokuroria bën gati kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt

18:16 | 2 Dhjetor 2023
KRG

Prokuroria e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgimin e Naim Murselit dhe dy të tjerëve të dyshuar për vrasjen  më 29 nëntor të Liridona Ademajt.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”.

Ulaj poashtu bëri të ditur se nesër do të zhvillohet seanca dëgjimore e cila është caktuar, ku Murseli dhe dy të tjerët do të dalin para gjykatës. Arbresh.info.

 

Të ngjashme