Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të marrë mandatin qeverisës ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar në zgjedhje që të themelohet Fondi Sovran.
“Udhëzohet AKP-ja të mos i shes asetet e identifikuara si potenciale për të kaluar në Fondin Sovran”
Këtë vendim, kryeministri Kurti e kishte marrë në një mbledhje të kabinetit të tij në këtë fillimvit.
Por, jo vetëm.
Gjatë muajit mars, i njëjti kabinet kishte votuar për shfuqizimin e një vendimi të marrë kohë më parë nga Ramush Haradinaj, gjatë periudhës sa ka qenë kryeministër i Kosovës, për dhënien e tokave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit disa komunave.
Në këtë interval kohor, kur tashmë kanë kaluar afro tre muaj nga ai vendim, Agjencia Kosovare e Privatizimit, së fundi ka shpallur thirrje për shitjen e 55 aseteve shtetërore.
Për këtë paradoks, pati reagime nga figura të ndryshme të politikës kosovare.
Njëri ndër ta ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Duke shprehur habin me vendimin e AKP-së, Hoti ngriti një pyetje.
“A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”
Lidhur me këtë amulli, televizioni iu është drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit për të kërkuar sqarime.
Në përgjigjen e tyre thuhet se vendimi është në përputhje ligjore sipas Ligjit të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
“Me vendimin e Qeverisë nr. 03/61 të dates 9 shkurt 2022 udhëzohet AKP që të mos vendos në shitje asete që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në Fondin Sovran, para miratimit të politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran.”
Sipas vendimit të qeverisë, Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk guxon bëjë shpallje të asnjë vale të privatizimit deri sa të miratohet një strategji e re.
Edhe për këtë pike ka një sqarim.
“Vendimi i Qeverisë nr. 03/61 i datës 9 shkurt 2022 i ka shfuqizuar pikat 2, 3 dhe 4 të vendimit të mëparshëm të Qeverisë nr. 07/09 të datës 01.07 2020, në të cilin vendim pika 3 i kërkonte AKP-së që të mos bëjë shpallje të asnjë vale të privatizimit deri sa të miratohet një strategji e re. Bordi i AKP-së në dhjetor të vitit 2021 ka miratuar Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së për vitin 2022-2024”
Kujtojmë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të marre mandatin qeverisës ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar në zgjedhje që të themelohet fondi sovran./T7/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...