Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut dje ka pranuar një informacion se në shtëpinë e R.V 43-vjeçar në fshatin Granican të Leposaviqit, dyshohej se është improvizuar një laborator për kultivimin e bimëve të kanabisit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani
Njësia DHTN Mitrovicë Veri nën asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri është bërë bastisja së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë, ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar 23 bime të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa , ventilim etj) .
“Njësia e forenzikes ka bere fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive. Ne lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve te renda dhe me udhëzim te tij nga bimët merren disa mostra qe do te dërgohen ne laborator kurse pjesa tjetër me urdhër te prokurorit shkatërrohen”, ka thënë Elshani.
Elshani shtoi se i dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.
“Rasti vazhdon te hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri. Ne lidhje me rastin i dyshimti R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare ne Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim te Prokurorit te Shtetit te dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha ai./Arbresh.info
@arbresh_info Policia e Kosovës zbulon një laborator të drogës në Leposaviq, arrestohet një person – sekuestrohen bimë kanabis e pajisje të tjera #arbresh arbresh.info #policia #leposaviq #kosova
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet pë...