Policia në Pejë ka sekuestruar 17 motoçikleta të llojeve të ndryshme me datën 1 dhe 2 qershor 2024.
Në njoftim thuhet se ndaj kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, përcjell Arbresh.info.
“Shtatëmbëdhjetë (17) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, thuhet në njoftim.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Hoti: S’ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë...
Kasanof takohet me Vuçiqin në Beograd
Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave me zonën SEP...
Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin për Lëndët Plasëse
Qeveria miraton agjendën e reformave për të përfituar nga Pl...
Moti i keq në Bosnje-Hercegovinë, 22 të vdekur nga përmbytje...