Google ADS

Policia ndalon veturat që qarkullojnë gjatë orës policore

17:27 | 26 Mars 2020
L G

Qeveria e Kosovës këtë të hënë vendosi kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Duke filluar nga e marta në Kosovë u ndalua qarkullimi i makinave dhe qytetarëve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Për të parë nëse po respektohet ky vendim, pjesëtarë të Policisë së Kosovës vazhdimisht janë në teren për të parandaluar lëvizjet e qytetarëve gjatë orës policore, sidomos ato me makina.

Në fotografinë e mëposhtme të siguruar nga portali arbresh.info shihet  një veturë e ndaluar nga policia gjatë orëve kur qarkullimi i makinave dhe qytetarëve është i ndaluar.

Kjo fotografi ëshë bërë në lagjen Tophane, te Riinvesti në Prishtinë.

Nuk dihet nëse shoferi i makinës ka shpëtuar vetëm me vërejtje, pasi  policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë urdhëresën e Qeverisë së Kosovës për lirinë e kufizimit të qytetarëve.

Ndërkohë të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, mund të dënohen  deri në 2 vjet burgim.

“Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet”.

Vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë ishte votuar në mbledhjen e qeverisë më 23 mars, e cila është mbajtur në formë virtuale, në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë  deri tash janë konfirmuar 71 raste të prekur me Covid-19./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme