Policia e Kosovës e ka gjetur një sasi të armatimit në afëris të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani thotë se janë gjetur pesë “zolla” ndërsa këtë armatim, Policia e Kosovës e ka gjetur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.
“Jo në Manastir por AFËR Manastirit…dmth jashtë Manastirit”, tha Elshani.
Kujtojmë se me 24 shtator të vitit të kaluar nga një sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sulmin terrorist e kanë dënuar fuqishëm bashkësia ndërkombëtare ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr Millan Radojçiq, i cili ende është i lirë në Serbi./Arbresh.info
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi