Policia e Kosovës sulmohet me armë zjarri në Zveçan

19:42 | 27 Janar 2023
E.H

Një patrullë në detyrë e Policisë së Kosovës është sulmuar sot me armë zjarri nga persona të dyshuar në Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.

“Fatmirësisht nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Njësitet relevante kanë arritur të identifikojnë një veturë e dyshuar e braktisur në një rrugë malore rreth 250 metra largësi që mund të jetë e përfshirë në rast si dhe në afërsi të veturës janë vërejtur gjurmët e disa personave të dyshuar.

“Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast. Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur”, thuhet tutje në njoftim.

“Automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit”, njofton PK.

Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme