Policia e Kosovës dhe Almbulanca do të jenë në gjendje gatishmërie në Paradën e Parë të Krenarisë, që pritet të fillojë për pak minuta, raporton arbresh.info.
Sipas organizatorëve, Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Pas përfundimit të Paradës do të mbahet një fjalim në lidhje me ngjarjen dhe do të përfundojë me një koncert të shkurtë.
Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Dashnisë“.
Në këtë paradë nuk do të marrin liderët institucional, dhe deri më tani për arbresh.info është konfirmuar se nuk do të marrin pjesë kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...