Policia kërkon kujdes me të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafikun rrugor Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri aksidente me pesë të vdekur.
Vëmendje kërkohet, posaçërisht në këtë periudhë kur kanë filluar ndryshimet atmosferike mu mund te kete kufizim të dukshmërisë dhe paraqitje të ngricave, rrugët bëhen më të rrëshqitëshme dhe qarkullimi nëpër rrugë vështirësohet.
Drejtuesit e automjeteve, sipas Policisë duhet të posedojnë pajisje dimërore dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut.
Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, masa ndëshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve në veqanti atyre me fatalitet që po paraqesin shqetësim për të gjithë dhe po shkaktojnë humbje të jetëve njerëzore./arbresh.info/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...