Policia e Kosovës njofton se të shtunën është arrestuar një person në një lokal në Pejë për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin për media thuhet se policia ka kryer kontrollë në një lokal në rrugën “Madlen Albright” dhe tek i dyshuari është gjetur një armë, një karikator dhe 15 fishekë, përcjell Arbresh.info
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 16.11.2024, rreth orёs 21:40, gjatё zbatimit tё planit Operativ nё njё lokal nё rrugën “Madlen Albright” nё Pejё, ёshtё kryer kontroll pёr siguri tё hapsirёs dhe personave tё cilёt gjendeshin nё lokal, tek personi i dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) Armё pistoletё cal:9x19mm; Njё (1) karikator i sё njejtёs armё; Pesёmbёdhjetё (15) fishekё cal:9x19mm”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...