Përurohet parku në lagjen “Arbëria” me emrin e ish-kryeministrit të Japonisë

14:59 | 3 Tetor 2023
E.G

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ambasadorin jorezident në Kosovë, Ryuta Mizuuchi kanë përuruar parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama është shprehur i nderuar për këtë përurim, shkruan Arbresh.info.

“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.”, u shpreh ai.

Tutje, i pari i kryeqytetit  tha se shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit./Arbresh.info

Të ngjashme