Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me ambasadorin jorezident në Kosovë, Ryuta Mizuuchi kanë përuruar parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama është shprehur i nderuar për këtë përurim, shkruan Arbresh.info.
“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.”, u shpreh ai.
Tutje, i pari i kryeqytetit tha se shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit./Arbresh.info
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën
Tiranë: 62-vjeçari vdes në rrugë
Llapi transferon Gentrit Limanin
Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar për sulmin terrorist ...