Google ADS

Përleshje mes tifozëve çekë dhe kosovarë, dënohen me gjobë dy persona

21:29 | 27 Tetor 2022
K.B

Tre persona janë ndaluar nga policia si të dyshuar për përfshierjen në përleshje mes disa tifozëve kosovarë dhe çekë, që ndodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Dy nga ta janë dërguar me gjobë për prishjen e rendit dhe të qetësisë.

Lajmin për për arbresh.info e ka komfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Borovci tha se të dyshuarit janë liruar.

” Policia ka trajtuar rrethanat e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj dy personave ka shqiptuar masën me gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërkaq që të tre janë lënë të lirë”  tha Borovci. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme