Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, Policia jep detaje

14:06 | 23 Shkurt 2024
KRG

Një banese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Bregu i diellit, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar” – ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme