Google ADS

Për dy muaj Forenzika e Kosovës kryen 349 ekspertiza

07:05 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Agjencia e Kosovës për Forenzikë, ka kryer me sukses 394 ekspertiza me rreth 3500 dëshmi përcjellëse, ndërsa në vitin 2018 janë kryer me sukses dhe cilësi të lartë 4161 raste – ekspertiza forenzike me rreth 35.164 dëshmi, shkruan arbresh.info.

AKF ka kryer me sukses 394 ekspertiza me rreth 3500 dëshmi përcjellëse, ndërsa në vitin 2018 janë kryer me sukses dhe cilësi të lartë 4161 raste – ekspertiza forenzike me rreth 35.164 dëshmi përcjellëse nga fusha e ADN-së, ekzaminim në IT-forenzike (krime kibernetike), balistikës, dokumenteve, narkotikeve, daktiloskopisë dhe traseologjisë, eksplozivëve dhe zjarrvënjeve. Po ashtu kemi pasur Kërkime në data baza nacionale forenzike si: IBIS (Integrated Ballistic Identification System), AFIS (Automated Fingerprint Identification System) dhe CODIS (Combine DNA Index System) sipas kërkesave të Prokurorive, Gjykatave, Organeve tjera të zbatimit të ligjit dhe Interpolit”, ka deklaruar për arbresh.info, inspektori i Agjencisë për Forenzikë, Arben Gashi.

Ai gjithashtu për portalin arbresh.info, u shpreh se këto ekspertiza forenzike dhe kërkime (identifikime) në data baza nacionale kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, krimeve të rënda dhe vepra tjera të ndryshme penale si dhe në identifikimin e kryerësve të veprave penale.

Ndërsa Divizioni (laboratori ) i Balistikës në periudhën Janar- Shkurt, ka kryer me sukses 109 raste me rreth 366 dëshmi,  ndërsa gjatë vitit 2018 ka kryer 1137 me rreth 19345 dëshmi përcjellëse. Po ashtu, këtë agjencion, vitin e kaluar UNDP, e ka përkrahur Divizionin e balistikes me pajisje për mullazhimin (klonimin) e gëzhojave dhe predhave të shkrepura apo i njohur si “Double Casting Method“, ka thënë ai.

Gashi, më tutje u shpreh se në kuadër të kësaj veprimtarie në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë në  Janar të vitit 2018 mbështetur realizuar nga kompania Arquebus me seli në Angli me përkrahjen e UNDP-së është mbajtur po ashtu edhe trajnimi i personelit të Divizionit të Balistikës.

Qëllimi i realizimit të këtij trajnimi ka qenë aplikimi i klonimit të gëzhojave dhe predhave të shkrepura në raste kur kërkohet që gëzhojat dhe predhat dëshmi të dërgohen në shtete tjera për qëllime krahasimi apo bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit. Kjo ka pasur ndikim të drejtpërdrejt në zhvillimin e vazhdueshëm të forenzikes në Kosovë e sidomos ne fushën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar  të të dhënave forenzike”, ka deklaruar Gashi. /Elmedina Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme