Google ADS

Pasi Bërnabiq pritet ta vizitojë Kosovën, Arifi e fton Kurtin për vizitë në Luginë të Preshevës

22:18 | 2 Shtator 2022
E.H

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka reaguar pas konfirmimit nga MPJD se i ka dhënë leje kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, për të vizituar të hënën Veriun e Kosovës.

Me këtë rast, Arifi përmes rrjetiti social Twitter, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për vizitë dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë në Kosovë. Kështu, më 5 shtator, zonja Brnabiq udhëton për të takuar komunitetin serb në veri të Kosovës.

Ftoj kryeministrin e Kosovës për vizitë zyrtare dyditore te shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai.

MPJD-ja ka konfirmuar  të premten se i ka dhënë leje Brnabiqit për këtë vizitë, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme