Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Parisi i Francës ku mori pjesë në Forumin e Paqes, ka udhëtuar sot për në Vjenë.
Në kryeqendrën e Austrisë, ai do të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, përcjell Arbresh.info.
Zyra e Kryeministrit njofton se me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, nesër prej orës 14:05.
Gjatë qëndrimit dyditor, Kryeministri Kurti, po ashtu do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00.
Ndërkaq, të martën do të zhvillojë takime me përfaqësues të kompanive private të sektorit të energjisë, për t’i njoftuar më për së afërmi me mundësitë për investime që Kosova ofron në këtë fushë./Arbresh.info
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...