Partia, “Fjala” e udhëhequr nga politikani njëherësh ish deputet i Kuvendit, Gëzim Kelmendi ka përshëndetur sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj caqeve ushtarake të Bashar Al Assadit, shkruan arbresh.info.
Në një komunikatë për medie thuhet se Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian.
Komunikata e plotë e kësaj partie:
“Konsiderojmë se sulmet e filluara ajrore të udhëhequra nga SHBA-të, Franca dhe Britania e Madhe ndaj caqeve ushtarake të Presidentit sirian Asad, janë të duhura dhe shpresëdhënëse për popullin sirian.
Këto sulme ajrore është dashur të fillojnë që në vitin 2012-2013 kur krimineli Asad përdori për herë të parë armët kimike ndaj popullit sirian.
Këto sulme nëse do të zhvilloheshin në vitin 2012-2013, do të parandalonin vrasjen e mbi 600 mijë civilëve, do të shkatërronin kriminelët dhe terroristët që vranë dhe përsekutuan popullatën e Sirisë.
Shpresojmë që përmes këtyre sulmeve ajrore sa më shpejt të shkatërrohet krimineli Asad dhe terroristët tjerë. Shpresojmë që sa më shpejtë populli i Sirisë të gëzoj lirinë sikur popujt tjerë në botë./arbresh.info/
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...