Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me iniciale Xh.B., i cili dyshohet se ka dhunuar një viktimë nën moshën 16 vjeçare.
Siç thuhet në njoftim të gjykatës, i dyshuari gjatë muajit nëntor/dhjetor të vitit 2022, në Komunën e Suharekës, me dashje e ka detyruar viktimën të kryejë aktin seksual, për të cilin e di se është i ndjeshëm për shkak të moshës së tij.
“Kurse, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatën për media.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje penale sapo kanë filluar dhe duke pasur parasysh seriozitetin e veprës penale me lirimin e të pandehurit, ekziston rreziku potencial që ai të arratiset me qëllim shmangia e përgjegjësisë penale.
“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se ekzistojnë arsye për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, pasi që i dëmtuari është nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeçare, dhe i pandehuri dyshohet se duke e kanosur kryer veprën penale të dhunimit, nga këto rrethana dhe pesha e veprës penale, është konstatim i Gjykatës se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, thuhet tutje nga gjykata./arbresh.info/
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...