Ministri në detyrë i Transportit dhe Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka folur për nismën e Kadri Veselit që të nënshkruajë paktin kundër korrupsionit.
“Kur jemi të korrupsioni më çuditi fakti se si partitë politike tentojnë të bëjnë marrëveshje që të luftojnë korrupsionin. Ne duhet respektuar ligjet që në mënyrë kontinuale të luftohet korrupsioni, sot po mundohen të mashtrojnë qytetarët duke u shtirur kinse po bëjnë diçka. Për herë të parë në Qeverinë Haradinaj janë stimuluar gjyqësori, janë rritur rrogat e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe vetëm institucionalisht mund të luftohet korrupisoni”
Ndërsa për vendimin e ish-kryeparlamentarit Veseli specifikisht, Lekaj përgjigjet në këtë mënyrë.
“Brenda natës tani del e thotë se do luftojë korrupsionin. Mendoj se këtë ka mundur të e bëjë në dy apo tre mandatet e kaluara kur ka qeverisur”/Gazeta Express/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...