Pacolli: Sllovenia po jep kontribut të madh sa i përket shtetndërtimit

10:40 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec.

Pacolli ka thënë se në bisedën që kishin pasur kanë biseduar për shumë çështje.

“Folëm për mbështetjen që Sllovenia është duke i dhënë Kosovës jo vetëm pas luftës por historikisht ka dhënë një kontribut shumë të madh në faktorizimin e kombit të Kosovës. Folëm për bashkëpunimin ekonomik, për bashkëpunimin në integrimin e Kosovës dhe për planet e ardhshme”, ka thënë ai.

Sipas tij Sllovenia është duke dhënë kontribut të madh sa i përket shtet ndërtimit.

“Kjo është dëshmuar me prezencën e forcave të NATO-s që kanë kontribuar në sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Bashkëpunimi ynë është dëshmuar edhe ekonomikisht pasi që Sllovenia është në vendin e parë sa i përket investitorëve ku kemi pasur një investim mbi 120 milionësh. Kemi pasur diskutime edhe sa i përket vështirësive që Kosova ka në rrugën euroatlantik dhe mora mbështetje që Sllovenia do të qëndroj mbrapa sa i përket shtet ndërtimit sidomos në organizata të ndryshme ku Kosova nuk ka qasje”, ka thënë ai dukë shtuar se do të mbahet një forum ekonomik mes njerëzve të biznesit të Sllovenisë dhe Kosovës.

“Aty do të bisedohen marrëveshje të reja të biznesit. Kemi ende marrëveshje që presin të nënshkruhen. Kemi marrë mbështetje që Sllovenia do të na mbështes në Interpol dhe UNESCO ku këtu do të jetë si kujdestare e Kosovës”, ka thënë Pacolli./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme