Pacolli nga Sofje: Për herë të parë Kosova po trajtohet i barabartë me shtetet e tjera të rajonit

14:56 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se Samiti i Sofjes, për Kosovën është historik pasi për herë të parë shteti trajtohet i barabartë me vendet e tjera të rajonit.

Pacolli ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit për integrime euro-atlantike, përcjell Arbresh.info.

Postimi i plotë i Pacollit:

Samiti i Sofjës po përmbyllët më një deklaratë shumë të rëndësishme e cila hap rrugët e integrimit të plotë të gjitha shtetëve të Balkanit përëndimor në BE.

Në fakt, Samiti i Sofjës për Kosovën është historik dhe shumë i rëndësishëm, sepse për herë të parë, që nga shpallja e pavarsisë, Kosova trajtohët si shtet i barabartë më shtetet tjera të rajonit. Jemi në rrugë të mbarë drejt realizimit të vizionit tonë për integrime euro-atlantike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme