Pacolli: Engel, njeriu më meritor për shtyrjen e programit të 49 milionë eurove për Kosovën

10:19 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendës kryeministri dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka qëndruar sot për mëngjes me Kongresmenin, Eliot Engel.

Në një status në rrjetin social facebook, Pacolli ka falënderuar kongresmenin amerikan lidhur me programin Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit si dhe për disa çështje politike si për konsolidimin e shtetit.

Statusi i plotë:

Sot, kisha një mëngjes të hershëm pune me Kongresmenin, Eliot Engel, zërin më të fuqishëm dhe përkrahësin më të madh të shqiptarëve të Kosovës në ShBA.

Diskutuam shumë çështje të proceseve politike nëpër të cilët po kalon vendi ynë. Mbi shtimin e përpjekjeve të reja amerikane për konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

E falënderova në veçanti për programin Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili do t’i sjellë vendit tonë 49 milion euro investime dhe shumë vende të reja pune.

Njeriu më meritor për shtyrjen përpara të këtij programi ka qenë Kongresmeni, Eliot Engel dhe Shefi i Stafit të Demokratëve në Komitetin mbi Marrëdhënie me Jashtë z. Jason Steinbaum. Është vërtetë kënaqësi dhe nder i madh që vendi dhe populli ynë ka miq kaq të mëdhenj dhe modest si Kongresmeni Engel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme