Osmani të hënën merr pjesë në seancën e KS të OKB-së për Kosovën

18:38 | 18 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbahet të hënën (22 prill) në New York të SHBA-së.

Presidenca përmes një komunikate për media ku ka jep detaje rreth takimit të rregullt të Osmanit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë të ditur edhe për pjesëmarrjen e presidentes në Këshillin e Sigurimit.

I pranishëm për të njëjtën çështje për të raportuar do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë seancë do të prezantohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Osmani takohet me Hovenierin, potencoi shkeljen e marrëveshjes nga Serbia pas arrestimit të pjesëtarëve të policisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme