Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur nga Arbresh.info lidhur me deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti se kryeterroristi Millan Radoiçiq po përgatit një sulm të ri në Kosovë.
Osmani tha se është për fat të keq që , Serbia jo vetëm që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmi terrorist por po ia mundëson edhe infrastrukturën e mundshme që të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Këto janë informata të cilat institucionet e sigurisë i ndajnë edhe me me mua si presidente edhe me kryeminsitrin e vendit. Për fat të keq, Serbia jo vetëm që nuk e ka ekstraduar udhëheqësin e atij sulmi terrorist nga aspekti praktik sepse nga aspekti politik udhëheqësi i këtij sulmi ka qenë Vuçiqi. Në vend se ta ekstradoj Radoiçiqin po vazhdon që të ia ofrojë të gjithë infrastrukturën e mundshme që të planifikojë sulme të reja ndaj Kosovës. Ne i ndajmë informatat të cilat institucionet tona i mbledhin me gjithë aleatët dhe partnerët dhe natyrisht do të bashkëpunojmë në mënyrë që sulme të tilla të parandalohen në të ardhmen”, tha Osmani.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?