Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që pati sot me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se pret që marrëveshja e mundshme Kosovë – Serbi bazuar në propozimin evropian, do të sjell shumë rezultate pozitive.
Osmani para gazetarëve ka theksuar se kjo marrëveshje do të mundësojë integrimin euroatlantik të Kosovës, integrimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe shpërbërjen e grupeve kriminale serbe.
Të gjitha këto, sipas saj mundësojnë arritjen e njohjes reciproke mes dy vendeve, shkruan arbresh.info.
“Pritshmëria ime si presidente e Republikës është se marrëveshja do të sjell rezultate konkrete dhe të prekshme për Kosovën, rrjedhimisht, do të sigurojë integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, do të sigurojë integrimin gjithëpërfshirës të komunitetit serb të Kosovës në institucionet e Republikës, kjo do të rezultojë pastaj me shpërbërjen efektive të menjëhershme të gjitha strukturave ilegale të Serbisë. Po ashtu kjo marrëveshje përfshin parime të rënbdësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të cilat do ta shtrojnë rrugën drejt njohjes reciproke”, ka thënë Osmani pas takimit me Escobar.
Tutje, Osmani ka theksuar se Kushtetuta e vendit, sovraniteti e integriteti territorial, nuk do të preken.
“Një rezultat tjetër pozitiv nga dialogu do të jetë edhe vetë kontributi për paqen dhe stabilitetin në rajon. Është me rëndësi të përsëris se rendi kushtetues i Kosovës, integriteti territorial e sovraniteti i vendit si dhe funksionaliteti i brendshëm i Kosovës do të ruhen me çdo kusht në çdo proces negociator”, theksoi Osmani.
Sipas saj, Kosova gjithmonë angazhohet në dialog dhe shkon në Ohër me mendësinë për të siguruar paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Ajo tha se tendencat serbe me kushtëzimet e tyre, e dëmtojnë dialogun.
“Ashtu siç kam potencuar sot në takim, Kosova do të vazhdojë të angazhohet në dialog me përkushtim të plotë dhe me qasje konstruktive siç ka bërë pergjatë gjithë këtij procesi e sidomos tani, duke e kuptuar momentumin e rëndësishëm që paraqet takimi në Ohër. Kosova shkon drejt Ohrit me këtë mendësi dhe me shpresë për një rezultat pozitiv. Çdo tendencë nga Serbia për të penguar këtë rezultat nëpërmjet kushtëzimeve, mund ta dëmtojë pastaj procesin e dialogut”, ka thënë Osmani.
“Çdo marrëveshje duhet të jetë e implementueshme dhe e zbatueshme. Do të sigurojmë që ajo të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, përfundoi ajo.
Takimi i Ohrit nesër do të fillojë nga ora 10:00, sipas agjendës së publikuar nga vetë Bashkimi Evropian.
Fillimisht do takohen Kurti dhe Vuciq ndaras me ndërmjetësit evropianë, e më pas do zhvillohet takimi trepalësh./arbresh.info
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së