Google ADS

Osmani para deputetëve shqiptar: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

13:32 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot fjalëen e saj në Kuvendin e Shqipërisë.

Osmani është shprehur se Kosova nuk mund të shpërblejë me territore Serbinë, duke shtuar se ndaj popullit të Kosovës është bërë gjenocid.

Më tej, ajo shtoi se askush në trojet shqiptare nuk duhet ta ketë preokupim si t’ia shpëtojë fytyrën Serbisë.

“Do kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet mend e të rikujtohet. Historinë ne e kemi në krah dhe rrugëtimin e bëmë me miqtë tanë të shumtë që qëndruan krah nesh.” Kosova nuk mund të shpërblejë Serbinë me territorin e saj e as të bëjë më koncesione të tjera për politikën genocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, kërkojë falje e të dënohet dhe jo të shpërblehet kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë këtu e në çdo vend tjetër të botës. Prandaj i kam bërë thirrje Kuvendit të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb. Askush në trojet shqiptare nuk duhet ta ketë preokupim si t’ia shpëtojë fytyrën Serbisë. Se fytyra e saj është dëshmuar me politikën gjenocidale që ka ndjekur ndaj nesh.”-tha Osmani.

Para deputetëve të Kuvend, Osmani tha se Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria.

“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëëria. Vendosja e çdo barriere është kundër frymës së lirë. Na lini të vijë ashtu siç deshëm të vijmë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë. Ju ftoj të pranojmë që edhe flamuri i Kosovës të vakojë edhe në Nato krahas atij të Shqipërisë”,-u shpreh Osmani.

Osmani nga Kuvendi i Shqipërisë: Serbia të dënohet e jo të shpërblehet

https://www.arbresh.info/lajmet/rrefimi-i-vjosa-osmanit-ne-parlamentin-e-shqiperise-familjari-mu-varros-per-se-gjalli-nga-enver-hoxha/

Të ngjashme