Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”
Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në ora 10:30 tek Sheshi “Zahir Pajaziti”, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ditës, do të ketë edhe aktivitete të tjera si në vijim:
Vizitë në Shkollën e mesme të ultë “Xhemajl Mustafa”, në ora 9:00
Toënhall në Mitrovicë, në ora 9:00
Diskutim “Dhuna Digjitale”- Shkolla Naim Frashëri-Prishtinë, në ora 11:15
Murali-Mitrovicë e Veriut-në ora 14:00
Vizitë në Klubin e Futbollit të Vajzave KFV – Prishtinë, në ora 14:30
Tryezë “Investo në Gra”, në ora 15:30./Arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...