“Kosova ka bërë një rrugë të gjatë për të siguruar lirinë e medias dhe sigurinë”.
Kështu ka thënë Christopher Teutsch, drejtor i Departamentit për Demokratizim në OSBE gjatë një paneli të diskutimit me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të Ligjit dhe Prokurorisë për të shënuar Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, problem në Kosovë është se sulmuesit e gazetarëve nuk marrin ndëshkimin e duhur.
“Çka është edhe më shqetësuese është se disa prej këtyre kryerësve vazhdojnë të mos ndëshkohen dhe shumë raste të mbeten të pazgjidhura. Nuk do të qëndrojmë duarkryq derisa gazetarët janë të kërcënuar. Po ashtu ritheksoj se mekanizmat institucional si Komisioni i Pavarur për Media, Këshilli i Mediave të Shkruara dhe Gjykatat janë rrugë për të zgjidhur problemet me mediat. Mediat duhet të jenë të mbrojtura për të kryer funksionin thelbësor për demokraci”, ka thënë Teutsch.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1584828161582270/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...