Numërimi i votave me kusht për Istog nis sot në ora 15:00

14:56 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot duke filluar nga ora 15:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga rivotimi për kryetar të komunës së Istogut.

Dje është zhvilluar rivotimi nga zgjedhjet e balotazhit në Istog me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për shkak të parregullësive të mëdha në balotazh./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme