“Një dritë në fund të tunelit”, kështu u pa njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja, pesë ditë më vonë pasi qytetarët e vendit ishin të lirë të udhëtonin nëpër Evropë pa viza.
Ky vendim i Spanjës nga njohësit e politikës së jashtme shihet si fillim i zbutjes karshi qëndrimeve ndaj Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emruash Ujkani, njëherë edhe njohës i çështjeve të politikë së jashtme thotë se njohja e pasaportës nga ana e qeverisë spanjolle e zbut pak qëndrimin e Spanjës karshi Kosovës.
“Njohja e pasaportës nga ana e qeverisë spanjolle është një akt shumë i rëndësishëm. E zbut pak qëndrimin shumë të ngurtë që Spanja e ka pas për qëndrimin ndaj Kosovës dhe rreth Kosovës”, pohon Ujkani për Arbresh.info
Por sipas tij është e vështirë që të thuhet se mund të ndodh edhe njohja.
“Por a do të ndodh njohja gjatë këtij viti apo në të ardhme e afërt, është e vështirë me paragjykuar një situatë të tillë pasi janë shumë situata që e përcaktojnë një ndryshim të mundshëm nga qeveria spanjolle”, shprehet ai.
Ujkani e sheh këtë si një hap të rëndësishëm, teksa uron që të ndërrojë edhe qëndrimi politik i Spanjës për vendin tonë.
“Sido që të jetë e them që është një hap i rëndësishëm i mirë urojmë që edhe gradualisht të ndërroj edhe qëndrimi politik ashtu siç ndryshoj në lëvizjen e lirë”, përfundon ai.
Se njohja e pasaportës së Kosovës nga Spanja është një fillim i zbutjes ndaj qëndrimeve për Kosovën, thotë edhe Gazmir Raci.
“Vendimi i Spanjës për njohjen e pasaportave është fillim i zbutjes së qëndrimeve të Spanjës karshi Republikës së Kosovës sepse deri tani ka qenë shteti i vetëm në kuadër të pesëshes se ka hezituar shumë në drejtim të Kosovës”, thotë ai.
Sipas tij njohja nga pesë shtetet mos njohëse të Bashkimit Evropian, ndërlidhet edhe me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Tashmë dihet që njohja nga pesë shtetet mosnjohëse në BE është e ndërlidhur ngushtë me rezultatet ose jo të dialogut të Brukselit për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai shton se për Ballkanin Perëndimor do të ishte ideale që këto pesë shtete ta njohin Kosovën si shtet sa më shpejt për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.
“Për Ballkanin Perëndimor do të ishte ideale që këto pesë shtete ta njohin Kosovën si shtet sa më shpejt edhe për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe ndaljes së ndikimit të Rusisë përmes satelitit të saj siç është Serbia”, shprehet Raci.
Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, sipas një dokumenti të publikuar më 5 janar.
Në dokumentin e publikuar thuhet se “nga 1 janari, Spanja njeh pasaportat e zakonshme të lëshuara nga Kosova”.
Në dokument thuhet gjithashtu se kjo nuk nënkupton në asnjë formë njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur.
Ndryshe që nga 1 janari, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në shtetet e zonës Schengen.
Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.
Ndërkaq, sa i përket njohjeve Izraeli është vendi i fundit që ka njohur pavarësinë e Kosovë, dy vite më parë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...