67 raste positive dhe një rast i vdekjes është raportuar në dy javët e fundit në Kosovë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK)
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç, shkruan Arbresh.info.
“Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuat se në javën 36 të vitit 2023 ( 04-10 shtator 2023) në rajonin evropian të OBSh-së ka pasur një rënie prej 8,1% të numrit të rasteve të reja dhe një rënie prej 11,3% të numrit të vdekjeve krahasuar me javën 35/2023, IKSHPK njofton se në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.
Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.”, thuhet njoftimine minitsrisë në Facebook.
Ndërkaq, sipas komunave, numri më i madh I rasteve, sipas MSH-së është shnëuar në komunën e Prishtinës, ku janë regjistruar gjithsej 25 raste, duke vazhduar me atë të Pejës me 8 raste dhe Gjakovës me 7 raste.
“Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.”, bnë të ditur MSH.
Sipas njoftimit, Instituti Kombëtar ka ngritur kapacitetet e veta laboratorike.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se përkundër pranisë së rasteve me COVID-19, situata epidemiologjike në Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë.
“Përkundër pranisë së rasteve të COVID-19, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19, si pjesë e masave të parapara për kontrollin dhe luftimin e infeksionit me COVID-19.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...