Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok

08:38 | 17 Qershor 2024
E.H

Një grua është goditur nga një veturë në lëvizje në Zupqe të Zubin Potokut, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore ndërsa është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor.

“Zupqe, Zubin Potok / 16.06.2024 – 18:25. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tipit Mazda, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. E njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme