Ka nisur seanca fillestare ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve për rastin e arratisjes së ish-kryetarit të Skenderajt nga QKUK-ja në maj të vitit 2014.
Deri tash në sallë kanë arritur disa nga të akuzuarit, përfshirë këtu edhe Sami Lushtakun dhe djalin e tij, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, shkruan arbresh.info.
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtakutu dhe djali i tij, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku pritet të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Rasti ka të bëj me arratisjen e Lushtakut nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), më maj të vitit 2014.
Seanca e parë kishte dështuar me 25 shtator të këtij viti, për shkaka të mungesës së pesë të akuzuarve, Dardan Geci, Myrvete Lushtaku, Skender Tahiri, Rexhep Xhota dhe Bajram Dibrani.
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”. Për arratisjen nga QKUK, akuzohen edhe Sahit Jashari e Ismet Haxha.
Për veprën penale të pjesëmarrjes në grup të organizuar kriminal akuzohen edhe Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjakum Skender Tahiri, Sheremet Jashari dhe Bajram Dibrani. Ndërsa Mërgim Lushtaku, Dardan Geci dhe Mervete Hasani Lushtaku, akuzohen për lehtësim të arratisjes së personave të privuar nga liria.
Pjesë e kësaj aktakuze janë edhe Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, të cilët akuzohen për veprën penale të ofrimit të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale si dhe lirim i jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria.
Për veprën penale pengimi i dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësimin gjatë procedurës penale në bashkëkryerje akuzohen Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, dhe Fatmir Mjaku.
Ndërsa dy ish sh, Drejtorët e Shërbimit Korrektues të Kosovës Emrush Thaqi dhe Shemsi Hajrizi, bashkë me Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjoka e Shatri, gjithashtu akuzohen edhe për falsifikim të dokumenteve dhe lehtësim i arratisjes për personat e privuar nga liria
Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena, akuzohen për lirim të jashtëligjshëm të personave të privuar nga liria./ Arbresh.info/Gita Lushi
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1619346611463758/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...