Drejtori i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka njoftuar se kanë nisur punimet në realizimin e një projekti, siç tha, me rëndësi për Prishtinën – lidhjen e Qendrës së Panaireve në Shkabaj me rrugën kryesore të Kodrës së Trimave.
Xhaferi përmes një postimi në Facebook vlerëson se ky projekt do të shërbejë si tranzit nga Podujeva për Fushë Kosovë, Obiliq e Mitrovicë dhe se është i shumëpritur për qytetarët e Kodrës së Trimave dhe jo vetëm.
“Bashkë për Prishtinën çfarë e duam!”, ka shkruar Xhaferi./arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...