Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit, Afrim Gashi, është vendosur busti i tij në shkollën fillore në Hajvali të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka bërë të ditur se ky bust do të vendoset në oborrin e shkollës në Hajvali, pasi kjo shkollë sipas tij edhe e mban emrin e heroit Afrim Gashi.
“Sot në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Afrim Xh Gashi vendosëm bustin e tij. Busti do të qëndroj në oborrin e shkollës së Hajvalisë, e cila mbanë emrin e tij. Nesër me 20 maj duke filluar nga ora 10:00 me rastin e ditës së kësaj shkolle bëhet edhe ceremonia e inaugurimit të bustit të heroit”, ka shkruar Pacolli.
Ai ka ftuar të gjithë qytetarët e Hajvalisë që me prezencën e tyre të hënën ta nderojnë veprën e dëshmorit, Afrim Xh Gashi./arbresh.info
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...