Nënkryetari i Parisit vizitoi sot Prishtinën, takim me Ahmetin e Pacollin

13:08 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Komunën e Prishtinës e vizitoi sot nënkryetari i Komunës së Parisit, z. Christophe Girard, bashkë me Ambasadorin francez në Kosovë, z. Didier Chabert. Ata u pritën nga Kryetari Shpend Ahmeti, Nënkryetari Selim Pacolli, si dhe drejtorët Muhedin Nushi dhe Yll Rugova.

Përgjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, sidomos në sektorin e kulturës. Kësisoj, do të marrim shembuj të mirë nga Parisi si për mbrojtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, ashtu edhe për shfrytëzimin e hapësirës publike për projekte të ndryshme kulturore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme