Nëna e Astrit Deharit: Le t’i hapin hetimet e ta gjejnë kush është vrasësi

11:53 | 24 Tetor 2019
L G

Familja e Astrit Deharit dhe avokati i tyre, Tomë Gashi, sot në Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë pranuar raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore lidhur me rastin e vdekjes së të birit të tyre, raporton arbresh.info.

Nëna e Astritit, Xhemile Dehari,  tha se djali i saj është vrarë.

Ajo tha se raporti i është dorëzuar institucioneve të Kosovës më 4 tetor, siç shihet edhe në dokumentin që ajo mban në duar.

“Ne e kemi ditë rastin se Astritin e kanë vra në burg. U bën tri vjet që neve na kanë zi në kazan si familje. Sylë Hoxha është ai i vetmi që ka dal e ka thënë se brenda 15 ditëve do të dalim e tëa mbyllim si vetëvrasje. Le t’i hapin hetimet e të gjejnë kush është vrasësi”, u shpreh nëna e Deharit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme