Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: zv. Kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, z. Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, , Drejtori i Policisë Kufitare, z. Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z. Blerim Pushkolli. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe Kryesues i Delegacionit Teknik për bisedime për fushën e sigurimeve dhe Karton te Gjelbër, Rrahim Pacolli, njëherit edhe kryetar i Këshillit të BKS-së.
Lansimi i softuerit do të bëhet në ora 13:00 tek pikëkalimi kufitar në Merdare./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...