Një autobus i linjës Kosovë-Gjermani është aksidentuar sot rreth orës 18:00 në afërsi të Dubrovnikut të Kroacisë.
Ministria e Jashtme kanë dhënë detaje rreth aksidentit ku kanë deklaruar se në autobusin e aksidentuar ndodheshin 30 udhëtar dhe asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, përcjell Arbresh.info.
“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut. Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në komunikatën për media nga MPJD.
“Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Aksidentohet autobusi nga Kosova në Kroaci, udhëtarët shpëtojnë pa lëndime
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...