Sulmet e grupeve kriminale serbe ndaj KFOR-it i ka dënuar fuqishëm NATO.
Kjo e fundit ka bërë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione si dhe kërkuan që të angazhohen në dialog.
”NATO dënon fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të paqes dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, thuhet në reagimin e NATO-s./Arbresh.info
#NATO strongly condemns the unprovoked attacks against @NATO_KFOR troops in northern #Kosovo, which led to a number of them being injured. Such attacks are totally unacceptable. #KFOR will take all necessary actions to fulfil its UN mandate. https://t.co/A7p6ovxsLN
— Oana Lungescu (@NATOpress) May 29, 2023
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontraban...
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
‘Ajo kur ka interes sillet shumë mirë’ – Për kë po bisedojnë...
“S’jam as i pari, as i fundit”, Ledri Vula flet për ndarjen ...