Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Mustafi ka thënë se nuk ka arsye që shqiptarët e Luginës së Preshevës të kenë më pak mundësi, të kenë më pak liri, të kenë më pak të drejta se serbët e veriut të Kosovës.
Duke iu referuar “gjashtë pikave” që Vuçiqi pretendoi t’i ketë kërkuar Kurti në Bruksel, Mustafi thotë se kjo është një mundësi historike e një paqeje të munguar, të identifikuar botërisht me luftën e me urrejtjen.
“Presidenti Vuçiq paska renditur gjashtë pika të marrëveshjes së kërkuar nga Kurti në Bruksel me shpjegime shtesë: 1. Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe (njohja reciproke dhe refuzimi, hyrja në të gjitha organizatat ndërkombëtare), 2 . Zgjidhja e problemeve nga e kaluara (personat e pagjetur, konstatimi dhe zgjidhja e problemeve të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës publike private dhe kthimi i artefakteve dhe çdo artefakti tjetër të vjedhur prej Serbisë nga Kosova dhe në fund reparacionet e luftës që Serbia duhet paguajë), 3. Bashkëpunimi në të ardhmen, 4. Reciprociteti në të drejtat e njëjta për shqiptarët në Luginën e Preshevës me ato që kanë serbët në veri, 5. Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë, dhe siç tha Vuçiq, kjo më së shumti i referohet asaj që Prishtinës nuk i pëlqen – para së gjithash, themelimi i asociacionit të komunave serbe, 6. Marrëveshja përfundimtare”, ka shkruar ai.
“Një mundësi historike për të ndërprerë ciklin e trashëgimisë së traumave dhe pasojat traumatike tek gjeneratat e së nesërmes që nuk i meritojnë”, ka vazhduar tutje Mustafi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë megjithatë ka thënë se ajo që e kanë serbet në Kosovë nuk mund t’iu mohohet shqiptarëve në Serbi.
“Për një paqe të qëndrueshme, sepse atë që duan shqiptarët e Luginës për veten nuk ia mohojmë tjetrit. Por ama, atë që i jepet tjetrit, asnjë tjetër nuk mund të na e mohojë neve!”
“Pakicat nuk mund të jenë më burim ndasie, por duhet të jenë ura që lidhin fatet tona drejt të ardhmes evropiane”, ka përfunduar Mustafi./arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban