Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka shprehur shqetësimin për publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të AKI-së, duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.
Pas takimit me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajetin, Mulsiu ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Komisioni Parlamentar per Mbikëqyrjen e AKl-së, ka përmbyllur sesionin pranverorë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me takimin që u mbajtë në drejtorinë qendrore të AKI-së.
Komisioni Parlamentar dhe unë si Kryetare e këtij Komisioni kemi përcjellur me vëmendje të gjitha ngjarjet që janë zhvilluar nga AKI dhe për AKI-në, prandaj kemi kërkuar nga Drejtori Petrit Ajeti dhe vartësit e tij që të jenë të kujdesëshem, të përgjegjëshem e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.
Po ashtu si Komision Parlamentar kemi shprehë shqetësimin tonë lidhur me publikimin e identitetit tê pozitave te disa zyrtarêve te Agjencise duke konsideruar
si veprim të dëmshem dhe pengesë për punë profesionale.
Zbulimi i paautorizuar i identitetit tê zyrtarêve te AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, pérveç qé paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e në disa raste edhe mund të rrezikoj jeten zyrtarève tê saj.
Komisioni falenderon mediat për bashkpunim duke çmuar lart rolin e medieve per te mbajtur të informuar opinionin publik , por kërkon nga qytetarët dhe mediet, qe te jené te vemendshme dhe te tregojne kujdes, kur raportojnê apo komentojnë çështje te ndjeshme ge perfshijné punonjësit dhe metodat e punês se AKI-se, meqe kjo mund ta komprometoje sigurine dhe efikasitetin e operacioneve tê AKI-së.
Komisioni mbetet i perkushtuar per mbikqyrjen efikase te AKI-se dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar./Arbresh.info
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...