Google ADS

Mushkolaj për militantët e Kurtit: Me t’u dhimtë

13:45 | 27 Gusht 2021
arbresh.info

Opinionisti i njohur Imer Mushkolaj ka komentuar reagimet e militantëve të Lëvzijes Vetëvendosje, pasi këta të fundit ofenduan e linçuan deputetin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta që dje i ka dalë kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.

Karameta doli sot me një sqarim duke thënë se mori komente fyese pasi e ka kritikuar Vitinë, ndërsa thotë se kryeministri Albin Kurti është kryeministri më i mirë që ka pas Kosova.

Lidhur me këtë, Mushkolaj thotë se militantët fyejnë dhe linçojnë këdo që e kritikon Kurtin, pasi e konsiderojnë si të pagabueshëm.

“Ata që kritikojnë Albin Kurtitin ose ndonjë ministër të tij fyhen e linçohen nga një pjesë e militantëve, të cilët Kurtin e konsiderojnë të pagabueshëm. I tillë për ta mbetet edhe tash, në situatën skandaloze me pandeminë. I tillë do të mbetet deri sa ata më shumë besojnë çfarë thotë Kurti, se çfarë bën ose nuk bën ai. Me t’u dhimtë”, shkroi Mushkolaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme