Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se pamjet në të cilat shihet se pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq, janë dëshmi se Serbia, qëndron pas sulmit të së dielës në veri.
Me anë të një postimi në X, Murati ka thënë se këto pamje e tregojnë “mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist”, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, ka pyetur BE-në se çfarë do të bëjë në lidhje me këtë çështje.
”Dëshmi të pakundërshtueshme se Serbia, kandidatja kryesore për në BE, qëndron pas sulmit terrorist të së dielës në veri të Kosovës – pamjet me dron tregojnë mikun e Vuçiqit duke udhëhequr grupin terrorist. Pyetja që mbetet është: Çfarë do të bëjë BE-ja për këtë”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Irrefutable evidence that Serbia, the EU-candidate frontrunner, stands behind the terrorist attack on Sunday in the north of Kosova – drone footage shows Vucic’s friend leading the terrorist group.
The question that remains is:
What will the EU do about it? pic.twitter.com/DY97c0hajC— Hekuran Murati (@HekuranMurati) September 26, 2023
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit